full screen background image

Disa qëndrime të Forumit të të Rinjve Muslimanë

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr..

DISA QËNDRIME TË “FORUMIT TË TË RINJVE MUSLIMANË”

·             Shirku

·             Mbulesa

·             Mësimbesimi nëpër shkolla

·             Muzika dhe instrumentet muzikore

·             Pasimi i Dijetarve të Ehli Sunnetit dhe largimi nga njerëzit e devijuar apo jokompetent

·             Largimi nga risitë në fe (BIDATET)

·             Akidja jonë (Besimi ynë)

·             Qëndrimi ynë ndaj grupacioneve

 

Ne si Forumi i te Rinjve Musliman, çdo ditë e më shumë hasim në njerëz të cilët në formë të një  këshille apo në formë injorimi na gjykojnë se ne si forum, nuk merremi me gjë tjetër vetëmse me kritika të ndryshme të organizatave apo institucioneve në përgjithësi, se ne në parimet tona kemi vetëm kundërshtimin dhe mospajtimin me të tjerët, e kjo sipas tyre është një gjest nga gjestet negative !

Të shtyrë nga ky mentalitet  i personave të caktuar, vendosem që të sqarojmë dhe të qesim në pah parimet tona si OJQ ’’FRM’’, të i tregojmë saktësisht atyre që jane ndier të prekur apo të ofenduar, se puna të cilën kemi bërë deri më tani, është vetëm se nënshtrim dhe veprim me çfar jemi të angazhuar nga emaneti i Pejgamberve alejhim selam.

Të fillojmë nga ajo çfarë  është më e larta dhe më e rëndësishmja:

1.     Shirku (bërja shok Allahut në adhurim të adhurosh dikë (diçka) tjetër pos Allahut (varreza, njerëzve të ndryshem duke iu friguar atyre se mos ata mund t’iu sjellin fatkeqësi, bërja tavaf rreth varreve të tyre, prerja kurban për ta)

Në lidhje me Shirkun kemi shumë ajete dhe hadithe që flasin për të, për  shkak se njerëzit kanë fillu të adhurojnë dikë tjetër pos Allahut, Allahu edhe dërgoi te dërguar Profet, zbriti Libra e Fletushka për t’ia sqaruar rrugën e drejtë njerëzimit në përgjithësi. Për këtë edhe Allahu i Lartmadhëruar ka shkatërru shumë popuj që përbuzën rrugën e të Dërguarve, e Allahu në Kur’an thotë:

            ‘S’ka dyshim se Allahu nuk e fal atë që i bënë shirk Atij dhe ia fal kujt të dojë (ç’do gjynah tjetër) përveç tij.’ {4:48}

            ‘Allahu ia ka bërë haram Xhenetin atij që i bënë shok Atij, ndaj dhe vendi i tij (i përhershëm) do të jetë Xhehenemi. E të padrejtët nuk ka se kush t’i ndihmoj’ {5:72}

            Transmetohet se një herë Profeti (paqja qoftë mbi të) pyeti shokët e Tij:’A doni t’ju tregoj se cilat janë gjynahet më të mëdha?” Ata ia kthyen: “Sigurisht o i Dërguari i Allahut.”  Ai u tha: “Shirku dhe mosbindja ndaj prindërve’

            Padyshim për Shirkun ka aq shumë të flitet por do mundohem sa më shkurtë t’ia bëjmë me dije disa njerëzve qofshin hoxhallarë apo xhemat se Shirku është dallimi në mes të muslimanit dhe jomuslimanit, ku duhet të kihet shumë kujdes që të mos bie askush në të, në të kundërtën mjerë për atë që i bën shirk Allahut dhe nxit të tjerët për shirk ! Ne do të jemi gjithëherë në dispozicion që të luftojmë shirkun, dhe ti largojmë njerëzit nga kjo errësirë, edhe pse disa hoxhallarë ndoshta jetojnë nga përfitimet nga varrezat ( tyrbet ), Allahu na ruajt neve, e Allahu i udhëzoftë ata .

2.      Mbulesa ( Shamia )

            Kemi kritiku dhe kemi protestu për çështjen e mbuleses, pavarsisht se kemi has në të atillë ‘musliman’ që na kan kundërshtu veprimin tonë se ne kemi ngrit zërin për lejimin e mbulesës Islame nëpër shkolla, që motrave tona t’i sigurohet morali i tyre, e të mos ketë të atillë që dëshirojnë që të njollosin moralin e motrave tona. Për atë jo rastësisht pas Shirkut si rrezik i madh, vendosëm të përshkruajmë mbulesën, sepse një njeri që ska moral, ai është njeri me pa identitet dhe njeri që përngjanë me derrin, e kur preket morali i muslimanit/muslimanes, atëherë padyshim se do jemi në gadishmeri që të mbrojmë, edhe nëse do detyrohemi që të luftojmë kundër atyre që thirren që janë pjesë e jona, e në anen tjetër përkrahin ligjet dhe parimet komuniste.

3.      Mësim besimi nëpër shkollat tona

            Veset e liga si: Alkooli, Droga, Prostitucioni, Duhani, Vetvrasjet dhe Vrasjet, Vjedhjet e Plaqkitjet, Bigjozi,Lakuriqsia e zbulimi,  të gjitha këto vien si pasojë e mosbesimit dhe humbjes së shpresës qysh në rini, si pasojë e degjenerimit , si pasojë e mosedukimit në mënyrën më të mirë të mundshme, si pasojë e mosedukimit familjar si duhet, si pasojë e shfrenimit duke humbur të gjitha ambiciet e jetës, dhe duke mos pasur mbështetjen e duhur, apo duke mos pas kuj t’i mbështetësh dhe t’i kërkosh atë çfarë të preokupon dhe ajo çfarë të mungon . Për atë, mesim besimi është zgjidhja më e mirë për rininë tonë, që të kemi një rini të paster dhe të dobishme, e mos të humbim atë çfarë është produktive e të kapemi për shkatërrimin, edhe pse kjo e fundit mund t’i duket më e dobishme dikuj, e shkatërrimi i duket e dobishme vetëm shkatrrimtarëve !

4.      Muzika dhe Instrumentet muzikore

            Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: “Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjajshëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit të) tij rrënqethen lëkurat e atyre që i kanë dronë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur për të nuk ka ndonjë udhëzues“. Zumer 23

            Dëgjimi i fjalës së Allahut Kur’anit të bën që të rrënqethet zemra, të shpërthen loti i sinqeritetit, të pastron zemren sikur që pastron uji enën e ndytur , të kthjellë trurin dhe të shton dashurinë për Allahun e Lartmadhëruar . Por, muzika të zë vendin e Kur’anit, të dridh zemren dhe e trishton atë, e vdes ndjenjen e shpresës, e kundërshton fjalën e Allahut me të dhe ngjall dashuri për shejtanin ( Allahu e mallkoftë atë ).

            Fjala e Allahut të Madhëruar: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri është përgaditur denim i turpshem “. (lukman 6)

            O ju musliman që pretendoni të thërisni njerëzit në fen e pastër të Allahut, rruga e drejtë dhe e duhur eshtë që përmes Kur’anit të gëzohet dhe të bëhet dikush pjesë e jona, e jo përmes Muzikes e instrumenteve muzikore, ku si pasojë e kësaj largojmë njerëzit edhe me larg sesa që kan qenë, tallemi me fjalën e Allahut, e me këtë gëzon dhe kënaq shejtanin.

            Nijeti i mirë nuk të arsyeton veprën e ndaluar, Çdo nijet i mirë duhet të pasohet me vepër të mirë e te lejuar, dhe çdo vepër e lejuar duhet të fillohet me nijet të mirë, në të kundërtën nuk do të ketë dobi as nga ai nijet e as nga ajo vepër.

            Ka thënë imam Ibën Kajjimi:” Prej kurthave dhe gjuetive të armikut të Allahut, shejtanit, me të cilat ia pakëson gjahut të vet (njeriut i cili bie në kurthën e Shejtanit) diturin, mençurin dhe fenë dhe me të cilat gjuan zemërat e injorantëve dhe të prishurve: Ndëgjimi i fishkëllimes, duartrokitjes dhe këngës të përcjellura me vegla muzikore, te cilat janë të ndaluara dhe me të cilat i pengon zemrat nga Kur’ani dhe që i shpie në mëkate dhe kundërvajtje, e ky pra është kur’ani i shejtanit dhe zbluarje nga mbulesa e Allahut“. (Igathetu el-lehfan 1/224).

            Ju që organizoni manifestime dhe tribuna me muzikë, kini parasysh se duke dashur që të bëheni pasues të të Derguarve, jeni duke u bërë pasues të shejtanit !

5.      Pasimi i Dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe largimi nga njerëzit e devijuar apo jokompetent!

            Të pasojmë Dijetarët e Ehli Sunnetit është obligim i joni, të nderojmë ata, të kapemi për ta, të ndjekim çdo hap të tyre,duke mos ia devijuar fjalët e tyre duke shtuar apo munguar ato, duke i veçuar nga njerëzit e tjerë që thirren në emer të dijetarve ku më shumë i bëjnë dëm kësaj feje sesa dobi, duke folur për fantazira e përralla të ndryshme, dhe kjo vie si rrjedhojë e moskuptimit të kjartë ta parimeve Kur’anore dhe Haditheve të Resulullahit alejhi selam, vi je rrjedhojë e injorancës së tyre, ku nga pamundësia e mësimit të Kur’anit dhe Hadithit detyrohen të gënjejnë , shpifin, hipërbollizojnë parimet fetare, vetëm për të arrit kënaqësine e mases injorante të cilët përjellin këta njerëz e indirekt duke përfitu hidhërimin e Allahut te Lartmadhëruar, për atë: Dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberve, duhet të pasohen ata dijetarë që thërrasin nga ajo çfar përmban Kur’ani, Hadithi dhe nga rruga e selefit deri në ditën e sotme.

6.     Largimi nga risitë në fe ( BIDATET )

 

Thotë Allahu i Lartmadhëruar në suren Maideh ‘Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe

I kundërshtojmë të gjithë ata të cilët pretendojnë të shtojnë diçka në ktë fe , me pretekst për të shtuar bugjetin e tyre personal dhe për të përfituar materialisht nga ajo çfarë është e ndaluar, duke mashtruar e manipuluar masen e popullit të paditur kinse këto janë nga feja jonë, pavarsisht se çka janë ato : mevlud, jasina për të vdekurit, hajmali, shkrirja plumb nga friga, festimi i ditëlindjeve të ndryshme e gjëra të ngjashme.

Nëse të gjitha këto dikuj i duket si apsurde, atëherë ai person ka nevojë për një kontroll të plotë të zemres së tij, për një pastrim nga pluhuri i injorancës, pluhur i cili ka mbulu edhe zemren edhe mendjen e tij, ndërsa për ata që flasin dhe kundërshtojnë, neve vetëm sa na nxisin që të punojmë edhe më shumë për këtë fe, sepse  edhe në të kaluaren janë kritikuar e kundershtuar Pejgamberët alejhimu selam  për shkak që Pejgamberët alejhimu selam ia kan prish komoditetin e injorantëve dhe injorancës.

7.     Akidja jonë

Akidja dhe besimi ynë është ajo Akide e Pejgamberit alejhi selam, e percjellë nga sahabët, tabiinët, tebeitabinët e vazhduar nga imamët e drejtë dhe të respektuar, pa devijuar apo komentuar parimet e dyshimta pa i japur vetes prioritet që të plotesojmë me injorancën tonë atë çfarë dijetarët kanë heshtur duke punuar me Kur’an dhe Sunnet, dhe duke u kapur për parimet e shëndosha të dijetarëve të Ehli Sunnetit. Më saktësisht, Akidja jonë është Akidja e imamit të madh Tahaviut (Akide Tahavije) kush ka dyshim në këtë akide, vetëm se ka dalë nga binarët e Ehli Sunnetit dhe është futur në ujërat e ndotura te bidatëgjinjëve dhe injorantëve që pasuan e pasojnë epshet e tyre për interesat e tyre personale.

8.     Qëndrimi ynë ndaj grupacioneve

Është e kjartë dhe reale, që dikush mund të ndihet jo mirë kur lexon dhe shfleton disa nga keto parime, për shkak te bindjeve të tyre ndoshta jo të shendosha dhe joproduktive, por obligimi për urdherimin në të mirë dhe në të drejte dhe ndalimi nga e keqja dhe e padrejta nganjëherë mund të jetë djegese për ata që Fenë e tyre e kanë për biznes personal.

Si rrjedhoje e kesaj, sot në vendin tonë apo edhe me gjere mund te hasim ne fraksione të ndryshme si Ihvanu Muslimin, Rafidat, Sufit e të ngjashem, që shtrembërojnë shumë nga parimet e kësaj feje, me dije apo pa dije, me pretekste fitimprurese personale apo tjera, ku numri i tyre në vendin tonë është simbolik, por parimet e tyre mund te sjellin dëme në rrugen e atyre qe janë fillestar, dhe ende të pa pjekur mirë në Islam, ku edhe pësojnë ndoshta edhe ata që nuk e kanë menduar asnjeherë që mund të rradhiten në mesin e tyre. Prej parimeve tona është edhe asgjësimi dhe luftimi i këtyre dukurive që shpien në devijm dhe largim nga Islami.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *