full screen background image

Forumi i të Rinjve Muslimanë dënon deklaratën e Reporterëve pa kufij dhe shpifjet e Visar Duriqit

Forumi i të Rinjve Muslimanë, i cili është një organizatë e shoqërisë civile qëllimi i të cilit është lufta kundër racizmit, islamofobisë dhe fashizmit është shqetësuar kur ka lexuar sot deklaratën e organizatës franceze Reporterët Pa Kufij e cila i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që ta marrë në mbrojtje gazetarin kosovar Visar Duriqi, i cili është i specializuar në shpifje, gënjeshtra dhe shantazhe kundër muslimanëve të Kosovës. Gazetari Visar Duriqi është një mashtrues ordiner dhe islamofob, falë shpifjeve të të cilit sot në Kosovë dergjen në burgje dhjetra qytetarë të Kosovës. Në deklaratën e RPK-së thuhet që Visar Duriqi është kërcënuar me vdekje.

Ndërsa Forumit të të Rinjve Muslimanë i vjen keq nëse një gjë e këtillë ka ndodhur, organizata jonë dënon në mënyrën më të ashpër fjalinë e deklaratës e cila thotë që:

”Kur Forumi Rinor i Myslimanëve e akuzuan Duriqin për braktisje të fesë përmes një komunikate në ëeb-sajtin e tyre më 15 gusht, kthyen gjithë forcën e tyre morale kundër tij.”

Fjalia në fjalë i referohet portalit besimtari.com e cila ka postuar disa foto të Visarit i cili ishte në xhaminë e madhe të Prishtinës për të spiunuar si munafik kundër Dr. Shefqet Krasniqit. Ja se cili është citati për të cilin RPF shkruajnë:

“Nje nga antaret e stafit te portalit Besimtari.com ishte prezent ne faljen e namazit te Xhumasë sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe hasi ne një figurë që nepër media njihet si një kundërshtar i Bashkësisë Islame dhe muslimanëve në përgjithësi. Njihet si kundershtar i ashpër edhe i imamit të kësaj Xhamie, dr.Shefqet Krasniqit duke e fyer ne gazetën e tij. Ai është ish-muslimani Visar Duriqi, më parë kishte kryer medresesnë Alauddin në Prishtinë dhe tani argat i Gazetës urrejtnxitëse Express. Visari njihet si arrogant dhe njeri i prishur në aspektin moralo-etik duke u financuar nga OJQ të huaja që luftojnë Islamin. Shoqëria Islame duhet të jetë me syqelë dhe të mos i dëgjon lehjet e ketij ekstremisti që bënë në gazetën Serbe që flet shqip Express. / besimtari.com”

Për sa më sipër, FRM kërkon të sqaroj që komenti në faqen besimtari.com nuk ka lidhje me organizatën e Forumit të të Rinjve Muslimanë dhe ajo nuk është deklaratë e organizatës sonë. Për më tepër FRM, citimin ne sajtin besimtari.com nuk e sheh si kërcënim por si një diskreditim ndaj gazetarit urrejtjenxitës dhe gënjeshtar Visar Duriqi, i cili sëbashku me gazetën Express janë kthyer në zëra të agresionit, dhunës, shpifjes dhe islamofobisë në Kosovë.

FRM, është thellësisht i tronditur që një organizatë ndërkombëtare sikur Reporterët Pa Kufij bien pre e mashtrimeve dhe insinuative të Visar Duriqit dhe organizatën tonë e rreshtojnë përkrah diktatorëve dhe terroristëve të botës. Reporterët Pa Kufij përpara se të marrin anën e islamobëve dhe matrapazeve e rrugaçëve në Kosovë, më parë duhet të kërkojnë nga shteti i Kosovës që ti zbrazë burgjet që i ka të mbushur me hoxhallarë dhe besimtarë të pafaj kosovarë. Reporterët Pa Kufij duhet ti kërkojnë shtetit të Kosovës që të marrë në mbrojtje veprimtarët e Forumit të të Rinjve Muslimanë, të cilët janë kërcënuar nga vëllai i i Alma Lamës, Fisnik Lama me përdhunime familjare.

FRM i apelon edhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në mbrojtje të rrugaçit dhe gënjeshtarit Visar Duriqi. AGK duhet që të dalë në mbrojtje të FRM-së dhe veprimtarëve të saj të cilët prej muajsh kërcënohen me metoda policore, kërcënime personale dhe private për shkak se flasin fjalën e lirë dhe kërkojnë të mbrojnë Kosovën nga instalimi i fashizmit laik-katolik në vendin tonë. AGK duhet të protestojë dhe kërkoj që edhe fjala jonë, e shoqërisë civile islame në Kosovë të mbrohet dhe jo vetëm e Expressit dhe Visar Duriqit. AGK duhet ti kërkojë shtetit të Kosovës që edhe ne të mbrohemi për fjalën e lirë dhe jo vetëm Duriqi për shpifjet e tija.

FRM i kërkon Eulexit dhe Kfor-it që sot sundojnë Kosovën, që të ndërhyjnë urgjentisht dhe t’i kërkojnë autoriteteve kosovare që të ndalojnë persekutimin e muslimanëve në vendin tonë dhe shpifjeve që bëhen kundër organizatës sonë. Eulex duhet të nisë hetime kundër gazetarëve rrenacakë e shpifanjosë të cilët po diskreditojnë dhe poshtërojnë komunitetin musliman të Kosovë, Bashkësinë Islame dhe po i trajtojnë muslimanët kosovarë me zi sesa regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

FRM i bën apel opinionit publik kosovar, jo atij që paguhet nga ndërkombëtarët sikur Duriqi, por qytetarëve, punëtorëve, fshatarëve, të varfërve dhe njerëzve të thjeshtë të Kosovës që të mos bien pre e gënjeshtrave të Visar Duriqit dhe gazetës Express. FRM i apelon qytetarëve që mund të kenë kërcënuar Duriqin, që të mos e bënjë një gjë të këtillë. Pasi nëse Duriqi kërcënohet atij i shtohen fondet dhe paratë nga islamofobët dhe islamofobët ndërkombëtar do kthejnë në hero një njeri pa asnjë vlerë dhe moral. Ilaçi më i mirë për Duriqin dhe shokët e tij është injorimi dhe përgjigja ballë për ballë dhe me fakte për shpifjet e tyre.

Me nderime, dhe krenarë që jemi kundër fashizmit dhe islamofobisë.

Forumi i të Rinjve Muslimanë

Prishtinë, Kosovë

Shtator 2014

selam




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *