full screen background image

FRM: Raporti i DASH-it i shpifur

Forumi i të rinjëve musliman1Forumi i të Rinjve Muslimanë denoncon gënjeshtrat e Departamentit të Shtetit dhe i apelon Ambasadës Amerikane të distancohet nga fondamentalistët e krishterë që punojnë në ambasadën e Prishtinës

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar në faqen e Departamentit të Shtetit në Amerikë Raportin për Liritë Fetare 2013 për Kosovën dhe është skandalizuar nga niveli i lartë i islamofobisë, gënjeshtrave dhe insinuatave që ka në këtë raport. Raporti raporton vetëm incidente, në shumë raste qesharake që kanë të bëjnë me të krishterët dhe nuk tregon asgjë për poshtërimin që i është bërë muslimanëve në Kosovë. Raporti nuk përmend sulmet që rrugacë të ndryshëm mediatikë kanë bërë kundër Islamit në Kosovë, as sulmin që Alma Lama bëri kundër Islamit, sulmet dhe denigrimet mediatike kundër hoxhallarëve, e as kërcënimet Alma Lama dhe vëllai i saj dhe policia e Kosovës bën kundër veprimtarëve të Forumit të të Rinjve Muslimanë të cilëve deshën t’u heqin lirinë e fjalës.

Raporti i Departamentit të Shtetit gënjen e mban anën e Xhabir Hamitit në luftën për pushtet që ka bërë në BIK dhe rrëzimin që atij iu bë në mënyrë të demokratike e tregon si puç institucional. Raporti gënjen dhe ofendon muftiun Naim Tërnava dhe tregon zarin e oligarkut Veton Surroi në Prishtinë, Xhabir Hamitin si hero, në një kohë që ai nuk është i këtillë.

Raporti sulmon padrejtësisht imam Shefqet Krasniqin dhe akuzën e tij ndaj fondamentalistëve katolikë që sulmojnë Islamin e tregon si faj dhe nuk tregon asgjë mbi sulmet që fanatikët katolikë kanë bërë kundër Islamit në Kosovë në 2013 apo shpifjet dhe denigrimet që mediat katolike kanë bërë kundër këtij imami të nderuar.

Raporti që duket sikur është shkruar nga islamofobja Alma Lama sulmon imam Irfan Salihun i cili mbron vlerat familjare të Kosovës tamam siç edhe në Amerikë bëjnë priftërijtë e krishterë, duke përfshirë këtu edhe pastorin e presidentit Obama. Raporti mban anën e femrave të ndërkombëtarëve që nuk duan të dëgjojnë mësimet dhe moralet që feja dhe tradita na mëson për nderin në Kosovë.

Raporti tregon që imam Enis Rama ka sulmuar çifutët por nuk përmend asgjë për sulmet që janë bërë kundër grupeve islame në Kosovë, nga disa imamë.

Raporti sulmon Lëvizjen Islame Bashkohu për deklaratat e saj por nuk tregon asgjë për kërcënimet, shantazhet etj që janë bërë kundër kësaj lëvizje nga mediat që sponsorizohen nga grupet fondamentaliste kristjane në Kosovë.

Raporti akuzon muslimanët dhe grupet Islame sikur kanë qenë nxitës të dërgimit të muxhahidinëve shqiptarë të luftojnë në Siri, por nuk përmend fare përfshirjen e qeverisë kosovare, amerikanëve etj në xhihadin sirian, pritjen e delegacioneve xhihadiste etj dhe fajin ja hedh vetëm muslimanëve. Raporti nuk përmend ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj dhe përfshirjen e tij me xhihadistët sirianë, por përmend vetëm veprimtarët muslimanë.

Ndërsa raporti citon qurravitjet e grupeve fondamentaliste evangjeliste për të ndërtuar Kisha, ai nuk përmend aspak në detaj rastet e poshtërimit, diskriminimit, dëbimit të muslimanëve nga institucionet e Kosovës. Raporti nuk përmend as letrën që FRM i ka shkruar ambasadores Tracey Ann Jacobson në përgjigjen pozitive që ajo i ka dhënë gazetares ekstremiste katolike Arbana Xharra kur ajo ka dashur të cysë ambasadoren kundër Islamit në Kosovë, por ambasadorja ka mbrojtur lirinë e fjalës dhe mendimit.

Si përfundim, FRM konkludon që raporti i Departamentit të Shtetit në Amerikë me Raportin për Liritë Fetare 2013 për Kosovën që ka bërë, ka shkruar disa gënjeshtra të mëdha. Raporti është i njëanshëm dhe duket që është shkruar nga ndonjë fundamentalist evangjelist apo katolik kosovar. Raporti sulmon e poshtëron me emra intelektualë e hoxhallarë të nderuar, por nuk kritikon në asnjë vend sulmet fashiste që kanë ardhur kundër fesë Islame në mediat, shtypin dhe policinë e Kosovës.

FRM i apelon Departamentit të Shtetit në Amerikë dhe ambasadës amerikane në Prishtinë që ta rishikojnë urgjentisht dhe korigjojnë raportin në fjalë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shtete fondemantaliste kristjane, por janë shtete demokratike, republikane, që respektojnë besimet fetare pa dallim. Presidenti Obama babain dhe vëllain e tij i ka muslimanë, dhe ne muslimanët kemi fenë e familjes së tij. Duke qenë se Kosova është një vend musliman, ne i sugjerojmë institucioneve më sipër që të mos bëhen palë me anti-muslimanët në Kosovë. Muslimanët e Kosovës i duan vlerat e demokracisë dhe lirisë të Amerikës. Për këtë arsye, edhe Amerika nuk duhet të sillet sikur është shteti fetar i Vatikanit, por si një shtet demokratik, tolerant dhe i paanshëm në problemet fetare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *