full screen background image

KUSH JEMI NE?!

Statuti i “Forumi i të Rinjve Muslimanë”

Ky statut do të të qeveris shoqatën jo-profatibile Perspektiva të themeluar në pajtim me Rregulloren numër 1999/22 të Administrates së Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

 

Neni 1-Emri, forma dhe adresa

1.1. Organizata do të quhet FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË”

1.2. Ajo mund të njihet edhe si akronomi “FRM”.

1.3. Organizata është shoqatë jo-profatibile, sipas definimit të dhënë në paragrafin 2.2 të Rregullores së UNMIK-ut numër 1999/22

1.4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo fitimi neto ose të profitit sit ë tillë për asnjë individ. Pasuria, të ardhurat dhe profiti i organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet joprofitabile të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krujuar beneficione të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësin, ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyshëm pë këta persona mund të bëhet për punën që këta persona kanë bërë për këtë organizatë.

1.5. Ndonjë transakcion në mes të anëtarëve, anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, personi ose nëpunësi dhe organizatës duhet të mbyllet në vlera reale ose në kushte që janë më të favorshme për organizatën.

1.6. Organizata e ka zyrën e saj qendrore në Pozharan

Neni 2 –Themeluesit

2.1. Themelues të organizatës janë :

  1. Behar Beqiri – Sllatinë e Epërme, Viti
  2. Isak Halabaku – Pozharan, Viti
  3. Erduan Zuka – Pozharan, Viti

2.2. Përfaqësues i autorizuar i organizatës në Kosovë është Behar Beqiri, Sllatine e Eperme, Viti

2.3. Përfaqësuesi i autorizuar emërohet nga Bordi i Drejtorëve dhe duhet të përfaqësojë organizatën në Kosovë dhe pranojë të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai ose ajo duhet të jetë përgjegjëse për informimin e autoriteteve relevante administrative për çfarëdo ndryshimi në organizatë.

Neni 3-Qëllimi

3.1. Organizata është themeluar me qëllim të:

  – Shoqata është themeluar me qëllim të ruajtjes dhe përfaqësimit të vlerave më të larta      njerzore;

  – Ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar;

  – Luftimit të dukurive negative në shoqëri;

  – Lidhja me grupmoshat e reja përms aktiviteteve (shiko aktivitetet);

  – Organizimit të jetës kulturore, sportive.

3.2. Për ti përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në to, aktivitetet e poshtëshënuara:

     – Ndihma në ushqim dhe veshmbathje me rastin e festave kombëtare dhe fetare dhe kurdo që e kërkon nevoja, organizimi i kurseve të gjuhëve të huaja dhe mësimit të kompjuterit (për fillestar dhe të avancuar), si dhe luftimi  kundër analfabetizmit, mbajtja e ligjeratave, tribunave, takimeve me të rinj me  me qëllim të ngritjes së vetëdijes për dukuritë negative që kanë zënë vend në shoqërinë tonë,  kuize të diturisë,orë letrare, vetëdijsimi i rinisë së treves sonë lidhur me mbrojtjen e mjedisit, këtë do te mundohemi ta bëjmë me rastin e datave ndërkombëtare që  shënojnë ruajtjen e mjedisit përmes tribunave, inicjativave për mbledhjen e  mbeturinave, organizimi i debateve dhe tribunave  me rastin e datave që shënojnë respektimin e të drejtave të njeriut, aktivitete lidhur me ngritjen e pozitës së femrës dhe integrimit të saj në shoqëri, evidentimit të rasteve të dhunës familjare, shpëndarjen e ndihmave në ushqim, rroba, organizimin e tribunave, ligjeratave, botimi i literatures fetare, shkencore, kulturore, organizimi i aktiviteteve të ndryshme sportive, financimi i ndonjë biznesi të vogël.

Neni 4- Anëtarësimi

 

4.1. Antarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësin, kombësin, religjionin, moshën ose aftësitë fizike.

4.2. Kuvendi i anëtarve do të vendos nëse do të kërkohet pagimi i anëtarsimit nga anëtarët. Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmrimit në të shkruar, do të shërbej si bazë për përjashtimin e anëtarit nga organizata.

4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu  mund të përfundoj ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast tëshkeljes së rregullave të statutit. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.

4.4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë  të anëtarëve present.

Neni 5- Kuvendi i Anëtarëve

 

5.1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organzatës.

5.2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës.

5.3. Përpos kompetencave që ka Kuvendi i Anëtarëve sipas statutit, ai gjithashtu ka edhe këto kompetenca : ti zgjedhë anëtarët e bordit të drejtorëve, ti aprovoj raportet prej zyrtarve, të aprovoj përvetësimin e pasurisë mbi vlerën e caktuar.

5.4. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në Bordin e drejtorëve ose ndonjë organ tjetër ose edhe të punsuar të organizatës, me vendimin e shumicës sëanëtarëve të tij.

Neni 6- Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve

 

6.1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një here në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku do të vlerësojë dhe aprovojë mjetet, obligimet, shpenzimet e të hyrave dhe programet për

vitet e ardhshme.

6.2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga Bordi i drejtorëve. Një kërkes e tillë duhet t’i drejtohet Sekretarit i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat të shpjeguara në nagrafin 6.3.

6.3. Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbaledhjes, së bashku me rendin e ditës për takimin do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbaledhjes.

6.4. Për mbajtjen e mbledhjes më së paku është e nevojshme pjesëmarrja e gjysmës së anëtarëve. Nëse ky minimum nuk arrihet takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.

6.5. Secili anëtar  i organizatës ka një vote në Kuvendin e Anëtarëve.

6.6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent.

6.7. Secili anëtar i Kuvendit të Anëtarëve mund ë abstenojë nga votimi ose marrja e vendimit në çfarëdo çështje për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.

Neni 7- Bordi i Drejorëve

 

7.1. Përpos kompetencave të dhëna me këtë statut, Bordi i Drejtorëve duhet të jetë përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së organizatës. Bordi i Drejtorëve duhet të veprojë çdo here në pajtim me qëllimin e organizatës.

7.2. Përpos kompetencave të dhëna me këtë statut, Bordi i Drjetorëve do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca: të përfaqësoj organizatën dhe të vepëroj në emër të organizatës, të lidhë organizatën në ndonjë marrëveshje me nënshkrim të dy drejtorëve, të emëroj dhe zgjedh përfaqësues, t’i përcaktojë kompetencat dhe detyrat e çdo përfaqësuesi.

7.3. Bordi i Drejtorëve duhet të përbëhet nga anëtarët e organizatës. Ata do të zgjidhen individualisht nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë. Çdo drejtor do të shërbejë në kohëzgjatëje prej dy viteve dhe të qëndrojë në zyrë derisa drejtori i ri merr postin, ose deri në vdekje, dorëheqje ose shkarkim nga detyra.

7.4. Bordi i Drejtorëve do të ketë të paktën 3(tre) anëtarë: Kryetarin, Sekretarin dhe Arkatarin.

7.5. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.

7.6. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund ëshkarkohen para përfundimit të mandatit me votat e MPV-së dhe MPJ-së të Kuvendit të Anëtarëve.

7.7. Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit të Bordit të Drejtorëve, Kuvendi i Anëtarëve mund të pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur.

7.8. Vendimet në Bordin e Drejtorëve merren me shumicë.

7.9. Bordi i Drejtorëve mund të vendos t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.

7.10. Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet drejtorëve pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për organizatë.

7.11. Secili anëtar i Bordit të Drejtorëve mund të abstenoj prej votimit për marrjen e vendimeve ose për çfarëdo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonamok.

Neni 8- Zyrtarët dhe Nëpunësit

 

8.1. Në rast nevoje Bordi i Drejtorëve do të emëroj zyrtarë ose të pranojë persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet nga Bordi i Drejtorëve, i cili duhet të informojë Kuvendin e Anëtarëve për emërime të tilla.

8.2. Zyrtarët duhet të punësohen përmes marrveshjes së shkruar e cila detalizon të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm punen e kryer për organizatë.

Neni 9- Shpërbërja e organizatës

 

9.1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.

9.2. Kurt ë vendos për shpërbërjen e organizatës, kuvendi i anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit që do të marr pasurinë e mbetur pasi të jetë liruar nga detyrimet e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njejta ose të ngjashme sikurse organizata.

Neni 10- Ndryshimet e statutit

 

10.1. Statuti i tashëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave të shumicës së Kuvendit të Anëtarëve.

Neni 11- Periudhat e Raportimit dhe Vitit Financiar

11.1. Bordi i Drejtorëve dhe Zyratrët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë  që kërkohet nga një MPJ.

11.2. Viti financiar i organizatës do të përputhet me vitin kalendarik.

Ky statut është aprovuar në Organizaten “Forumi i të Rinjve Muslimanë”, Pozharan

Më 20.4.2008

Nga themeluesit e organizatës




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *