full screen background image

Letër OSBE-së dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës

Letër OSBE-së dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës

I nderuar z. Jean-Claude Schlumberger   z. Barjam Rexhepi

Në ditët e fundit organizata jonë, Forumi i të Rinjve Muslimanë po përballet me një lumë akuzash nga gazetari shpifograf i gazetës Express Visar Duriqi. Në daljet e tija në media, ky njeri akuzon organizatën tonë si organizatë ekstremiste, radikale islamike dhe vehabiste, për faktin e vetëm pse unë, Behar Beqiri kam bërë një shkrim personal në të cilën e kam akuzuar si ish-musliman z. Duriqi. Duriqi gënjen e thotë që ne e kemi përgjuar, mbledhur informacione ku gjendet, kemi bërë incizime të paautorizuara ndaj tij (në një kohë që ai përgjon në mënyrë të pautorizuar imamët e Kosovës), kemi bërë fotografi ndaj tij etj.

Është e vërtetë që Visar Duriqi është fotografuar nga disa besimtarë muslimanë kur ai përgjonte hoxhë Shefqet Krasniqin, por ky nuk është krim. Pse duhet që Visar Duriqi të fotografojë e inçizojë besimtarët muslimanë dhe ata të mos e fotografojnë atë? A mos është Visar Duriqi ndonjë supermen i Kosovës i cili nuk mund të fotografohet? Ne do ta fotografojmë Visar Duriqin, do mësojmë se kush e paguan që të shpifi kundër Islamit etj, pasi ligji nuk na ndalon që të mos e bëjmë një gjë të këtillë dhe z. Duriqi nuk është më i mirë sesa ne. Para ligjit jemi të gjithë njësoj!

Duke menduar se në Kosovë kemi liri mendimi dhe shprehje, dhe duke parë shpifjet e përditshme që z. Duriqi dhe gazeta Express bën kundër muslimanëve të Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetarit Naim Tërnava dhe mbështetjes militante që ai i jep grupit të Xhabir Hamitit që kërkon të marrë me pahir Bashkësinë Islame të Kosovës, unë Behar Beqiri kam ardhur në konkluzion që Visar Duriqi nuk është musliman. Unë mendoj që një musliman nuk gënjen e nuk shpif përditë kundër fesë Islame sikur bën z. Duriqi nga gazeta Express kundër hoxhallarëve e besimtarëve të Kosovës. Sulmi i z. Duriqi kundër Bashkësisë Islame të Kosovës është njësoj sikur sulmi i protestantëve kundër Papës. Dhe sipas fesë katolike ata që sulmojnë Papën, nuk janë katolikë. Kështu është edhe gjykimi ynë për Visar Duriqin.

z.Schlumberger dhe Rexhepi,

Unë mendoj se z. Duriqi është një gënjeshtar, që shpif dhe gënjen për interesa të personave që duan të shkatërrojnë fenë Islame në Kosovë. Gazeta Express ku Duriqi shkruan etiketon hoxhallarët e nderuar të Kosovës si sharlatanë, vehabistë dhe me lloj lloj emrash të paprovuar ligjërisht. Pse nuk e ka arrestuar dhe dënuar askush deri më sot Duriqin për këto shpifje e ofendime?

Shkrimi ynë qytetar nuk e ka kërcënuar në asnjë moment z. Duriqi. Ne nuk e kemi kërcënuar në asnjë moment dhe dënojmë çdo kërcënim që i është bërë atij. Megjithatë, ne nuk e rehabilitojmë dot z. Duriqi dhe nuk pranojmë dot që z. Duriqi është një musliman dhe qytetar i ndershëm. Muslimani nuk gënjen, nuk shpif siç bën z. Duriqi.

z.Schlumberger dhe Rexhepi,

Dalja juaj në mbrojte të z. Duriqi ka qenë shumë pa vend dhe e frikshme. Ne jemi të zhgënjyer dhe ofenduar sesi ju keni besuar një shpifograf sikur Duriqi dhe keni kërkuar mbrojtjen e tij nga policia. Ne jemi të trembur nga reagimet e policisë ndaj nesh, e cila ka thërritur në stacionin e policisë anëtarin tonë nga Peja dhe e kanë kërcënuar se do e fusin në burg për shkrimin kundër Duriqit. Përse bëhet një gjë e këtillë? Përse na frikësoni dhe kërcënoni me polici në një kohë që ne nuk kemi kërcënuar në asnjë moment Duriqin? A nuk jemi të barabartë përpara ligjit, apo vallë Duriqi është mbi ligjin ndërsa ne nuk kemi të drejtë as ta përmendim apo fotografojmë Duriqin? Ku jetojmë ne zotërinj? Në Kosovën e lirë dhe demokratike apo në Rusinë e Vladimir Putinit?

z.Schlumberger dhe Rexhepi,

Ne besojmë se në Kosovë, Kushtetuta na garanton lirinë e besimit dhe të mendimit. Duke besuar në Kushtetutën e Kosovës ne besojmë dhe mendojmë që kemi të drejtë që ta kritikojmë këdo dhe kudo. Kemi të drejtë që të arrijmë në konkluzionin se z. Duriqi nuk është musliman, pasi muslimani nuk shpif e nuk shan sikur ai shan hoxhallarët tanë, Bashkësinë Islame të Kosovës. Nëse Visar Duriqi është musliman, atëherë Islami do ishte një fe me shumë probleme.

z. Schlumberger dhe Rexhepi,

Reagimi nga ana juaj dhe ne veçanti i z. Rexhepi ne na ka frikësuar shumë. Ne po terrorizohemi nga policia për faktin e vetëm se kemi bërë një shkrim në internet dhe për arsyen se besojmë te liria e fjalës dhe e mendimit. Policia që z. Rexhepi komandon ka kërcënuar veprimtarin tonë që jeton në Kosovë, por kjo polici akoma nuk ka arrestuar dhe akoma nuk e ka mbrojtur aktivistin tonë, i cili është kërcënuar se do të përdhunohet familjarisht nga vëllai i deputetes Alma Lama. Përse vepron kështu policia e Kosovës? Ne na kërcënon kur shprehim mendimin e lirë, ndërsa islamofobët i mbron? A nuk jemi të barabartë përpara ligjit? Apo mos jemi qytetarë të dorës së dytë për faktin se ne jemi muslimanë?

z. Schlumberger dhe Rexhepi,

Ne e vlerësojmë aktin tuaj që doni të ruani gazetarët e Kosovës. Megjithatë, ne u kërkojmë që ju të na mbroni edhe ne, qytetarët e Kosovës, shoqërinë civile muslimane dhe të na garantoni edhe ne hapësirë që të shprehim mendimet tona demokratike dhe mos të na kërcënonin vetëm për faktin pse jemi muslimanë.

Ne u lusim që ju të mos bëheni palë me Visar Duriqin i cili shpif dhe gënjen, dhe ndërton insinuate me terroristë dhe vehabistë. Ne u lusim që në Kosovë të kërkoni që t’i jepet fund shpifjes kundër Islamit dhe muslimanëve dhe portretizimit si terroristë që presin koka.

Ne jemi qytetarë që respektojmë ligjin, besojmë në vlerat demokratike dhe nuk kërcënojmë sikur Visar Duriqi ëndërron.

Duke qenë qytetarë demokratik, ne nuk trembemi nga kërcënimet policore që na bën Visar Duriqi apo organizatat dhe organizmat që nuk duan Islam në Kosovë.

 Ne shpresojmë që ju do të na mbroni edhe ne sikur z. Duriqi dhe do të jeni të paanshëm në mosmarrëveshjen tonë.

Me nderime

Behar Beqiri

Kryetar i FRM-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *