full screen background image

REAGIM NGA FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË

REAGIM NGA FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË

11667369_1051114671579202_5637099245407122386_nMe emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata besimtar që e pasojnë rrugën e tyre deri në Ditën kur do të jepet llogaria para Madhërisë së Atij që është mbi shtatë qiej(All-llahut).

Sot me 15 nëntor 2016 njëra nga gazetat në internet që e ka marr mbi supe ‘luftimin e ekstremizmit‘ me gazetarin Visar Duriqi i cili mendon për veten e tij se është një nga ‘’detektuesit’’ më të mirë të njëfar vehabizmi të paramenduar ka bërë një artikull duke e lidhur forumin tonë me ekstremistët.

E themi të paramenduar sepse nuk ka sekt që quhet vehabizëm, nëse i atribuohet sekti Ibn Abdulevehabit atëher i bie që sekti i tij të quhej Muhammedizëm sepse Ibn Abdulvehabi e ka pasur emrin Muhammed i biri i Abdulvehabit, tjera herë kuptoni termet sepse nuk u ka hije dhe i humb serioziteti lajmit dhe gazetës tuaj-‘po më dhimbseni’.

Këta gazetar me pretekstin e luftimit të ekstremizmit (sepse ekstremizmin e luftojmë edhe ne) ata dëshirojnë ta shuajnë dritën e All-llahut mu ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Kur’an, Saff : 8)

Gazetari Duriqi bëhet kinse nuk ka njohuri  ( ose me të vërtetë është injorant dhe shërimi i injorancës është pyetja ose ka agjend të caktuar dhe nuk ka të tretë) për forumin tonë, ku neve jemi prej atyre që paralajmërojm kundër ekstremizmit dhe terrorizmit e që më poshtë do t’ua sjellim dëshmitë mbi pretendimet tona.

Gazetari Duriqi edhe pse e ka të kryer medresenë, sipas shkrimeve që i kemi parë dhe intervistave në media, kemi vërejtur që nuk ka dije të thellë rreth sekteve islame dhe origjinës së ekstremizmit.

Për gazetarin Duriqi, secili që mban mjekërr dhe shkurton rrobën poshtë zogut të këmbëve etiketohet si vehabistë dhe këtë e pararelizon me terrorizëm, më vie çudi si gazetarët e tillë akoma janë injorantë përderisa  kanë marrë mbi supet e tyre luftimin e ekstremizmit.

Duhet të vijnë ekspertët amerikanë (sepse neve nuk na besoni dhe nuk ua mbushin mendjen sqarimet dhe hulumtimet tona) që t’ua sqarojnë burimin e ekstremizmit ndërsa ju akoma merreni me thashethëma dhe muhabete  të odave.

Sikur të mos frikësohesha për zgjatjen e reagimit tonë, do të sillja edhe fakte dhe dëshmi mbi origjinën apo zanafillën e ektremizmit, po e lëmë për ndonjë herë tjetër. Do të ishte mirë sikur të merrshit pjesë në konferencën që është mbajtur në Prishtinë , ku është folur gjërë e gjatë për origjinën e ekstremizmit nga një amerikan e organizuar nga OSBE-ja dhe poashtu aty ishin prezentë edhe njerëz të qeverisë dhe të tjerë.

Luftimi i ekstremizmit nuk bëhet duke i përgjithësuar gjërat sepse përgjithësimet çdo herë kanë sjellur mjegullira dhe luftimi i së keqes bëhet me një pikëpyetje të madhe dhe kjo me sa po shohim po u konvenon disave që punojnë për agjenda të ndryshme, lusim Zotin e Madhërishëm që të na ruaj nga kurthet e tyre, Amin.

Në fillim të reagimit thamë se do t’ua dëshmojm me fakte distancimin tonë nga organizatat ekstremiste dhe  sqarimet rreth pikave tjera të akuzës:

-forumi ynë nuk ka asnjë lidhje me organizatat gjermane që janë cekur në artikullin e shkruar nga gazetari Duriqi, edhe pse jemi në një aktivitet që përkon me statutin e organizatës sonë e që si OJQ jemi të liçensuar dhe veprojmë në bazë të ligjeve të shtetit tonë, Kosovës.

-forumi ynë është i pavarur dhe jo i mvarur nga jashtë apo i dirigjuar nga të tjerët.

-emrat mund të jenë të njejtë në shpërdarjen e Kur’anit mirëpo kjo nuk aludon në ide të njejta.

Verseti Kuranor ‘ LEXO ‘ është i njejt si për Gjermanë, Francezë, Amerikanë, Shqiptarë etj.

-forumi ynë është distancuar qysh moti nga


organizata ekstremiste e individa qofshin ata që kanë qenë me ne duke bashkpunuar apo pjesë e jona qofshin ata që nuk janë me  ne, ja dëshmija:

https://www.youtube.com/watch?v=_ZiRJalNTSo

-forumi ynë tani ka futur në botim 30 mijë kopje të librit ‘KUJDES NGA EKSTREMIZMI’ ,  ky libër do të shpërndahet GRATIS në të gjitha trojet shqiptare,

-forumi ynë sapo të kuptoj se dikush nga anëtarët e saj është indoktrinuar nga rrymat ekstremiste, neve do ta distancojmë menjëher dhe nuk do të ketë vend më në forumin tonë.

Besoj që këto janë të mjaftueshme për atë që ka logjikë të shëndoshë dhe nuk i ndjek epshet.

Kryesia e FRM-së

16.11.2016

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *